Shtohet numri i skuadrave të mëdha angleze që e duan Kumbullën

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me skuadrën italiane Hellas Verona në sezonin e tij të parë në Serie A.

20-vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha, jo vetëm italiane, por edhe atyre angleze, gjermane e franceze.

Së fundmi në garë për talentin shqiptar është futur edhe një skuadër tjetër e madhe angleze si Arsenal.

Topçinjtë duan të rinovojnë repartin e mbrojtjes pasi aty janë lojtarë si Sokratis, David Luiz e Shkodran Mustafi, ku përveç këtij të fundit që pëlqehet nga trajneri Arteta, greku dhe braziliani nuk ofrojnë shumë siguri.

Topçinjtë janë gati të bëjnë përpjekje për të nënshkruar me shqiptarin, të cilin Hellas Verona e vlerëson mbi 25 milionë euro.

Gjithsesi Arsenali nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me Kumbullën, pasi ai në Angli kërkohet edhe nga Tottenham Hotspur, Chelsea, Everton dhe Manchester United.

Skuadrat tjera të interesuara për shqiptarin janë edhe Eintracht Frankfurt, Schalke 04, Lyon, Inter, Lazio, Napoli dhe Fiorentina.

Të ngjashme