Shtyhet hapja e stadiumit 1 miliard paundësh të Tottenhamit, probleme me sistemin e sigurisë

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 11:08 | Nga

Tifozët e Tottenhamit, kanë marrë një lajm të keq për sa i përket stadiumit të ri që pritej të haptë dyert me 15 shtator.

Mesa duket do ju duhet të presin edhe një vit për t’u futur në shkallët e këtij stadiumi pasi është raportuar se impianti që ka kushtuar 1 miliard paund ka probleme me sigurinë.

Ka qënë vetë skuadra e Tottenham e cila ka konfirmuar shtyrjen e hapjes së stadiumit të bukur për të paktën disa muaj, por të dhënat që vijnë nga kontraktuesit tregojnë se, data më e afërt dhe ajo më optimiste është në muajin shkurt të vitit që vjen.

“Ka disa çështje kritike që përfshijnë sistemet e sigurisë. Disa janë të papërfunduar dhe disa të tjerë mungojnë, por askush nuk e di se kur do të finalizohet projekti”, tha një burim pranë kompanisë ndërtuese.

Në qendër të shqetësimeve janë masat kundër zjarrit dhe daljet e evakuimit masiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme