Shtyhet ndeshja Manchester City Arsenal për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Është shtyrë ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit e cila do të zhvillohej sot, për shkak të frikës së koronavirusit.

Shtyrja e ndeshjes është ndërmarrë si “masë paraprake” ndërsa disa nga lojtarët e Arsenalit janë të vetë-izoluar për shkak se kanë pasur kontakte me pronarin e Olympiakosit, Evangelos Marinakis i cili është diagnostikuar me koronavirus.

Arsenali ka thënë se Marinakis ka takuar disa lojtarë të tyre, kur ata kanë pritur Olympiakosin për Evropa Ligë, dy javë më parë.

Marinakis, i cili gjithashtu ka nën pronësi ekipin anglez Nottingham Forest, është diagnostikuar me Covid-19.

Të ngjashme