Shtyhet ndeshja mes Feronikelit dhe Prishtinës

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja vendimtare për titullin në Superligën e Kosovës, mes Feronikelit dhe Prishtinës, është shtyerë për 15 minuta.


Sot, në “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të zhvillohet ndeshja vendimtare dhe ndeshja e xhiros së fundit në sezonin 2018/19.

Ndeshja ishte e paraparë që fillojë nga ora 16:00, por kjo ndeshje është shtyerë për 15 minuta dhe do të fillojë nga ora 16:15. Shkak i kësaj shtyerje është përgatitja e gjyqtarëve dhe e futbollistëve për të dalur në fushë dhe është një vendim i vonshëm nga gjyqtarët e ndeshjes, më në krye Genc Nuzën.

Feronikeli momentalisht ndodhet në krye të tabelës me 77 pikë, kurse Prishtina një pozitë më poshtë ka 75 pikë. Pra, skuadrës vendase i konvendon edhe barazimi, kurse musafirëve i duhet vetëm fitorja.

Të ngjashme