Shtyhet ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit, e paraparë të zhvillohet nesër, është shtyrë për një datë tjetër.

Loja sipas njoftimit nga klubi i Llapit, është shtyrë për shkak se Ballkani do të luajë në Ligën e Konferencës, transmeton Klankosova.tv.

“Ndeshja e javës së shtatë në ALBI MALL Superligën e Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit e paraparë të zhvillohet nesër, e mërkure më 14 shtator nga ora 15:00 në Stadiumin “Zahir Pajazititi”, është shtyrë për një datë tjetër përshkak se skuadra e Ballkanit më 15 shtator do të luaj ndeshjen ndaj Slavia Prague në Pragë”, thuhet në njoftim.

Ndeshjen e radhës, Llapi do ta zhvilloj të shtunën më 17 shtator ndaj skuadrës së Gjilanit në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të ngjashme