Shtyhet ndeshja Tottenham- Fulham si pasojë e Covid-19

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e Premierligës mes Tottenham Hotspur dhe Fulham, e paraparë për sot në orën 19:00, është shtyrë për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë së koronavirusit në skuadrën e Londrës perëndimore.

Një numër i madh i lojtarëve dhe stafit të Fulhamit dolën pozitivë në rundin e fundit të testimit në klubet e Premierligës këtë javë.

Fulham duhej të përballej me Tottenhamin e Jose Mourinhos sot në orën 19:00, por ndeshja nuk do të zhvillohet.

Kjo është ndeshja e dytë e Premierligës që shtyhet këtë javë, pas asaj mes Manchester City dhe Evertonit të hënën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme