Shtyhet ndeshja Vllaznia –Drenica, arsye bora

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 12:02 | Nga

Ndeshja ndërmjet Vllaznisë së Pozharanit dhe Drenicës është shtyrë për 24 orë, për shkak të borës së madhe.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja ndërmjet Vllaznisë së Pozharanit dhe Drenicës të shtyhet për 24 orë.

Kjo ndeshje pritej të zhvillohej sot nga ora 13:00, por shkaku i borës së madhe është vendosur që të luhet të martën po nga ora 13:00.

“Ndeshja e fundit e javës së 20-të në Vala Superligë ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës, e paraparë për t’u zhvilluar sot në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të shtyhet për një ditë dhe e njëjta të luhet të martën në orën 13:00, në të njëjtin stadium”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme