Shtylla i kushtoi 9 pikë Real Madridit këtë sezon

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi do t’i kishte nëntë pikë më shumë dhe rrjedhimisht do të renditej i pari në La Liga, sikur të kishte më shumë fat para portës kundërshtare.

Por skuadra e Zinedine Zidane ngel dy pikë mbrapa rivalit dhe liderit, Barcelonës, pas barazimit pa gola kundër Athletic Bilbaos në fundjavë.

Pavarësisht se sa shumë tentonin, lojtarët madrilenë thjesht nuk mund të shënonin. Dhe nëse nuk ua mohonte golin portieri i Bilbaos Unai Simon, këtë e bënte shtylla. Real Madridi e goditi shtyllën plot tri herë në këtë ndeshje: së pari Toni Kroos dhe pastaj Nacho dhe Luka Jovic.

Me shtyllat e Kroos, Nacho dhe Jovic, Real Madridit i është mohuar goli nga shtylla plot 11 herë deri tani këtë sezon, shifër e lartë që kalohet vetëm nga Osasuna me 14.

Ndërkohë, Barcelona dhe Atletico Madridi kanë pasur më pak fat të keq, pasi e kanë goditur shtyllën nga pesë dhe shtatë herë, përkatësisht.

Fati i keq i kushtoi me nëntë pikë Real Madridit

Sikur disa prej atyre tentimeve të përfundonin në rrjetën e portës për Madridin, skuadra e Zidane do t’i kishte pasur nëntë pikë më shumë në tabelë.

Me pak më shumë fat, Madridi do t’i kishte fituar dy pikë më shumë ndaj Real Valladolid (1:1), Villarreal (2:2), Barcelona (0:0) dhe Athletic (0:0) dhe një pikë tjetër ndaj Mallorca (1:0).

Karim Benzema ka qenë më i pafati, pasi vetëm ai e ka goditur shtyllën pesë herë, i ndjekur nga Jovic me dy herë.

Në anën tjetër, shtylla nuk i ka ndihmuar Thibaut Courtois dhe Areolas në portë, pasi kundërshtarët e tyre e kanë goditur atë vetëm një herë./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme