Shumë kompani të interesuara për të investuar te Interi

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Nuk do të jetë vetëm BC Partners të cilët janë duke negociuar për të blerë aksione në Inter, sipas Financial Times, por po ashtu edhe BQT dhe Arctos Sports Partners.

Pronarët e Suning që kanë edhe Zikaltërit kanë konfirmuar këtë javë që ata janë në bisedime për të shitur një pjesë të klubit dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë për të shitur shumicën e aksioneve.

Firma me kapital britanik, BC Partners tashmë kanë thënë se janë duke i shikuar llogaritë e klubit, por ata nuk do të jenë të vetmit kandidatë.

Agjencia e lajmeve Reuters ka theksuar sot që “BC Partner janë në bisedime për ta blerë klubin italian të futbollit Inter Milan, të cilën gjë e kanë konfirmuar katër burime të afërta më këtë çështje, derisa top investitori Suning po shikon që të injektojë humbjet e klubit nga Serie A”.

Sipas gazetës Financial Times, edhe kompani të tjera janë duke shikuar mundësitë për të investuar në Inter, përfshirë këtu kompaninë BQT dhe Arctos Sports Partners.

Vonë është interesuar edhe një kompani me kapital privat suedez me emrin EQT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme