Shumë shpejt një rimeç në mes Mayweather dhe Pacquiao

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Floyd Mayweather do të përballet përsëri me Manny Pacquiaon.Boksieri amerikan e kishte mposhtur filipinasin me vendim unanim të gjyqtarëve në vitin 2015.

Ky meç ishte cilësuar si dueli i shekullit.

Dy boksierët fituan jashtëzakonisht shumë financiarisht nga ajo përballje, por tani është duke u përgatitur një rimeç mes tyre, shkruan MMA Mania përcjellë Klan Kosova.

Amerikani Floyd Mayweather që ka konfirmuar se ekipi i tij është në Tokio të Japonisë ku edhe pritet të zhvillohet rimeçi.

“Ekipi im është në Tokio. Tani për tani jam duke punuar për një duel mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, një sfidë që do të zhvillohet këtu, në Tokio. Qëndroni në pritje për të reja të tjera së shpejti”, ka deklaruar Mayweather.

Të ngjashme