Shumë skuadra pas Belottit, italiani do të largohet në verë nga Torino

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Andrea Belotti pritet të largohet në afatin kalimtar veror nga Torino.

Sulmuesi italian prej gjashtë vitesh është pjesë e Torinos, por tani ka vendosur të largohet duke parë gjendjen e rëdë të skuadrës së tij.

27-vjeçari është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, duke përfshirë Romën, Chelsean, Arsenalin e Milanin.

Gjiganti italian Roma mbetet favorit për të nënshkruar me lojtarin, pasi Edin Dzeko do të largohet në fund të sezonit.

Torino për ta lënë të lirë yllin e tyre kërkon së paku 40 milionë euro.

Belotti këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 26 asistime.

Të ngjashme