Shumë të huaj e pak cilësi: mospuna mbulohet me pak para

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 09:19 | Nga

Edicioni 2018/19 i Superligës së Kosovës në basketboll do të jetë me plot lojtarë të huaj, por kjo, sipas atyre që merren me këtë lojë, nuk garanton cilësi dhe njëkohësisht numër më të madh të shikuesve, shkruan sot Koha Ditore.

Tetë klubet elitare kanë paraqitur lojtarë të huaj për regjistrim dhe afati kalimtar është mbyllur të hënën. Kjo është hera e parë që të gjitha klubet e Superligës do të kenë të huaj në përbërje në start të edicionit.

Plot 29 lojtarë të huaj do të jenë pjesë e Superligës së basketbollit, që nis me ndeshje këtë vikend. Kampione për të huaj mbetet Z Mobile Prishtina, që edhe këtë edicion do të paraqitet në garat evropiane.

Pas Prishtinës, vijnë Golden Eagle Ylli e Trepça me nga katër të huaj, derisa Lipjani e Ponte Prizreni, që janë inkuadruar nga Liga e Parë, kanë paraqitur nga tre lojtarë të huaj për regjistrim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme