Si do ta zëvendësojë Italia Chiesan dhe po ashtu Juventusi

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Me Federico Chiesan që do të jetë jashtë fushave për tërë sezonin, si Juventusi ashtu edhe Italia duhet të mendojnë për ta zëvendësuar sulmuesin e talentuar anësorë për muajt e mbetur.

Sezoni për 24 vjeçarin ka përfunduar pasi që Juventus ka konfirmuar që ai ka këputur ligamentet e kryqëzuara me ish yllin e Fiorentinës që u lëndua në ndeshjen kundër Romës mbrëmë.

Chiesa pritet që ta bëjë një operim në ditët në vijim ku u konfirmua që ai nuk do të jetë pjesë pjesës së dytë të sezonit,  as e bardhëzinjve dhe as në dy ndeshjet e Botërorit të Italisë kundër Maqedonisë së Veriut dhe më shumë mundësi as kundër Turqisë apo Portugalisë.

Chiesa ka shënuar katër gola dhe ka dhënë 4 asista në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon si për Juventusin ashtu edhe për Italinë, të cilat tani duhet ta gjejnë një zëvendësues të mirë për pjesën e dytë të sezonit, transmeton GazetaExpress.  

Lëndimi i Chiesas do të thotë që Dejan Kulusevski nuk do të largohet nga Torino në janar.

Suedezi është lidhur me një kalim në Tottenham, por ai është po ashtu një zëvendësim natyral për Chiesan. Dje ai zëvendësoi shokun e tij dhe shënoi golin e barazimit kundër Romës.

Mbetet të shihet nëse Bardhezinjtë do të përpiqen për të nënshkruar me një lojtar të ri këtë afat, por as Moise Kean apo Weston McKennie s’mund të luajnë në krahët e sulmit, roli natyral të tillë ka edhe Federico Bernardeschi, i cili po ashtu është pjesë e skuadrës së Juventusit.

Duke pasur parasysh që Juventusi ka buxhet të vogël për transfere dhe nuk mund të transferojë lojtarë të mirë të rinj, atëherë duket se ata do t’i rikuperojnë këto pozita për pjesën tjetër të sezonit me këta lojtarë.

Bernardeschi mund ta zëvendësojë Chiesan edhe në Kombëtare të Italisë, pavarësisht se Domenico Berardi mund të jetë startues i rregullt tani pasi që Chiesa do të mungojë.

Sulmuesi i Sassuolos është paraqitur në formacionin e Italisë në disa ndeshje në Euro sezonin e kaluar, me Chiesan që ishte në bankë.

Berardi është në formë të mirë këtë sezon, ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 9 asiste në 19 ndeshje të Serie A deri me tani.

27 vjeçari bëri debutimin e tij me Italinë në qershor të vitit 2018 dhe ka shënuar gjashtë gola në 23 paraqitje për kombëtaren Azzurri. 

Të ngjashme