Si do të jetë formacioni i Bayernit me Coutinhon?

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinhos i është dhënë një mundësi për të ringjallur karrierën e tij pasi iu bashkua me kampionët e Bundesligës Bayern Munich si huazim nga Barcelona.

Braziliani realizoi ëndrrën e tij të transferohej në Camp Nou për 160 milionë euro nga Liverpooli në janar të vitit 2018, por ai nuk ishte në gjendje të shfaqte talentin që fillimisht e kishte në Premierligë.

Për çfarëdo arsye, 27-vjeçari luftoi të shkëlqejë te gjigantët katalanas por ai tani ka mundësinë të rimarrë formën që e kishte gjatë kohës në ‘Anfield’, përcjell lajmi.net.

Klubi gjerman po kërkon ta ruajë dominimin në vend, ndërsa është në kërkim të lavdisë evropiane.

Me transferimin e Coutinhos, formacioni i ekipit të Niko Kovac duket me të vërtetë i frikshëm dhe konkurrues.

Më poshtë rreshtimi i mundshëm i ‘Bavarezëve’ me anësorin brazilian në skuadër. 

Të ngjashme