Si e uruan yjet e Kombëtares 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Yjet ekipit kombëtar të Kosovës i kanë shprehur urimet e tyre për Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Sot, Kosova i mbushi 14 vjet shtet, pas shpalljes së Pavarësisë nga Serbia më 17 Shkurt 2008.

Shumë prej futbollistëve të ekipit kombëtar të Kosovës, si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Florent Hadergjonaj etj., kanë uruar për Ditën e Pavarësisë.

Ata kanë zgjedhur rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook për t’i shprehur urimet e tyre.

Të ngjashme