Si ia rrëmbeu nga dora Conten Tottenhami Manchester Unitedit

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte është buzë emërimit trajner i ri i Tottenhamit, megjithëse ishte afër ta merrte drejtimin e Manchester Unitedit.

Por si ia doli drejtori sportiv Fabio Paratici të ribashkohet me ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit.

Conte dhe Paratici punuan së bashku në Juventus nga viti 2011 deri në vitin 2014, duke i fituar tre titujt në Serie A.

Conte, i cili dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Interit në verë, pritej të pushonte këtë sezon por u pajtua ta marrë drejtimin e klubit londinez, edhe pse paraprakisht kishte biseduar me Manchester Unitedin.

Trajneri 52-vjeçar bisedoi me Unitedin në fund të tetorit, por klubi vendosi të mos e shkakrojë trajnerin e tanishëm Ole Gunnar Solskjaer, duke i dhënë atij kohë deri pas ndeshjeve të nëntorit.

Ndërkohë, fitorja e Unitedit 3:0 kundër Tottenhamit e shtyu këtë të fundit ta shkarkojë trajnerin Nuno Espirito Santo, duke i hapur rrugë emërimit të Contes.

Sipas Sky Sport Italia, Conte do të udhëtojë drejt Londrës sot për të nënshkruar kontratë dyvjeçare me Spurs.

Tottenhami është në vendin e tetë në Premierligë me 10 pikë më pak se lideri Chelsea.

Të ngjashme