“Si mund të ma bësh këtë pyetje” – Reagimi i Depay pasi pyetet se a u pendua që iu bashkua Barcelonës

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Memphis Depay mbeti gojë hapur kur u pyet nëse është penduar që i iu bashkua Barcelonës gjatë verës së kaluar, duke e pyetur gazetarin se si mundi ta bënte një pyetje të tillë.

Sulmuesi holandez këmbënguli se Barça mbetet ende fuqi në futbollin botëror në një kohë krize, duke shtuar se kurrë nuk do të pendohet që kaloi nga Lyoni në Camp Nou.

Depay e ka pranuar një ulje rroge pasi iu bashkua Barcelonës, por t’i ndihmuar klubit ta kalojë krizën financiare.

Katalonasit, tani pa ikonën Lionel Messin, e kanë fituar vetëm njërën prej katër ndeshjeve të fundit në La Liga, ndërsa i kanë humbur të dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve me rezultat të njëjtë 3:0.

“Si mund ta bësh këtë pyetje”, i reagoi Depay gazetarit të ESPN Netherlands kur u pyet nëse është penduar që i është bashkuar Barcelonës.

“Është Barcelona. Mendoj se ju nuk e dini sa i madh është ky klub dhe se çfarë do të thotë për një lojtar t’i bashkohet një klubi si ky. Kurrë nuk do të pendohesha”, nënvizoi ai.

“Pavarësisht rezultateve, unë jam shumë i lumtur në klub. Është një kohë e vështirë për klubin. Nuk dua të flas për këtë, por njerëzit po reagojnë sikur sezoni ka marrë fund tashmë”, shtoi ai.

Të ngjashme