Si u bllokua kalimi i yllit të Chelseat tek Juventusi

Prishtinë | 09 Mar 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Juventus mësohet se ka qenë shumë afër transferimit të yllit të Chelsea, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas ‘Calciomercato’, mbrojtësi danez, Andreas Christensen ishte shumë afër që t’i bashkohej kampionëve të Serie A, transmeton lajmi.net.

Sipas të përditshmes italiane, Christensen dëshironte t’i bashkohej Juves, në formë huazimi deri në fund të sezonit, por Chelsea bllokoi marrëveshjen.

‘Blutë’ ishin të interesuar që danezi t’i bashkohej Juves vetëm në formë permanente, dhe kërkuan 26 milionë euro për shërbimet e tij.

Kjo gjë ndaloi Juventusin që të kryente transferimin e qendër mbrojtësit që nuk po gjen hapësira me londinezët.

Kujtojmë se Andreas Christensen pritet të zbres në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ gjatë 21 marsit, kur Kosova përballet me Danimarkën.

Të ngjashme