Si u rrit paga e Mbappe për 1400%

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Një detaj i pabesueshëm është zbuluar rreth pagës së yllit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Reprezentuesi francez ka qenë në qendër të vëmendjes që nga viti 2016, kur ishte vetëm 17 vjeçar dhe po regjistronte paraqitje të jashtëzakonshme me Monacon.

Performancat e tij fenomenale bën që PSG të bënte një ofertë prej 150 milionë euro për shërbimet e tij, ofertë e cila e dërgoi atë në kryeqytetin francez.

Me nënshkrimin e marrëveshjes me PSG, paga e Kylian Mbappe eksplodoi për tu rritur për 1400%, përcjell lajmi.net.

Paga e tij u rrit për 20.7 milionë euro në vit tek PSG, me një bonos prej 1.4 milionë në sezonin 2018/19.

Llogaritur taksat, Mbappe qon në shtëpi rreth 9.3 milionë euro, duke e bërë atë një prej më të paguarve në botën e futbollit. Kjo është edhe më fantastike kur kujtojmë se ai është akoma tinejxher.

Mbappe është në garë të ngushtë me Lionel Messin për ‘Këpucën e Artë’, të cilën me shumë gjasë do ta humb, pasi ka vetëm një ndeshje në dispozicion, me katër gola më pak, me Messin që mund të paraqitet edhe në dy ndeshje të tjera.

Të ngjashme