Si u transferua Bonucci në Milan? Zbulohet gjithçka

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 09:08 | Nga

Bonucci nuk ishte cak i Milanit për këtë afat kalimtar.

Drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka treguar se si ndodhi transferimi i Leonardo Bonuccit: “Nuk ishte planifikuar. Agjenti i tij vazhdonte të bënte shaka”.

Transferimi i Bonuccit nga Juventusi te Milani ka qenë një befasi për të gjithë, aq më shumë çmimi për të cilin u ble nga klubi nga “San Siro”, 42 milionë euro.

“Transferimi i Bonuccit nuk ishte planifikuar, por ishte një mundësi të cilën duhej ta shfrytëzonim”, tha ai për “Rai Sport”.

“Isha duke folur me agjentin e tij ,Alessandro Lucci, për lojtarë tjerë dhe ai vazhdonte të bënte shaka për Bonuccin. Fillimisht, as nuk i tregova Marco Fassones”.

“Më pas e pash që ai me të vërtetë dëshiron të vijë te Milani dhe kemi punuar që të kompletohet transferimi në shpejtësi”, tha Mirabelli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme