Sigal Prishtina gati për fitore kundër Legia Varshavës në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 13:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi Basketbollistik “Sigal Prishtina” ka mbajtur konferencë për medie para ndeshjes në kuadër të Ligës se Kampionëve ndaj kampionit të shumëfishtë polak, Legia Varshavës, raporton Ekonomia Online.

Trajneri i Prishtinës, Bujar Loci, ka thënë se kjo ndeshje do të jetë e vështirë, por që do ta japin maksimumin.

“Dihet se është loja e parë dhe shumë e rëndësishme për këtë fazë. Ne e dimë së kënd e kemi përballë dhe e dimë se ekipa e Legias është përforcuar shumë këtë sezonë, por gjithashtu edhe ne”, tha ai.

Kapiteni Edmond Azemi ka thënë se në këtë ndeshje do të tregojnë se edhe Prishtina di të luaj basketboll.

“Është loja e parë për kualifikime të Champions League dhe e dimë se janë përforcuar shumë këtë sezon. Ne në këtë ndeshje do të japim maksimumin dhe ju tregojmë që edhe ne dimë të luajmë basketboll”, ka thënë Azemi.

Ndërkaq Dardan Berisha ka thënë se në këtë ndeshje janë të përgatitur maksimalisht.

Thotë se nuk janë favorit.

“Secili kundërshtar që vjen në Prishtinë e din se do të jetë vështirë pasi që këtu me ndihmen e plisave dhe krejt Prishtinës krijohet atmosferë dhe u vështirësohet fitorja kundërshtarëve. E pranoj se Nuk jemi favorit por që do të luftojmë deti në fund”, ka thënë Berisha, raporton EO.

Ai për fund ka kërkuar përkrahje nga gjithë tifozët e Prishtinës.

Ndeshja do të filloj sonte nga ora 20:00, në kuadër të ciklit të parë në Basketball Champions League.

Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kudërshtar, do të mund të luajë në një nga katër grupet, në të cilat do të kalojnë gjithsej 32 skuadra.

Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvilloheshin më 26 dhe 29 shtator. Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe. Bardhekaltrit do të jenë në Grupin C. Në Grupin C do të luajnë Riga, Peristeri, Gaziantep, Tenerife, Cez Nymburk, Bamberg dhe fituesi Benfica/Groningen/Mornar.

Pra, Benfica do të ndeshet me Groningen e më pas fituesi me Mornarin dhe fituesi kualifikohet ne Grupin C.

Në grupe do të jenë 32 skuadra, që janë ndarë në katër grupe me nga tetë ekipe, ku katër të parat kalojnë tutje.

Të ngjashme