Sigal Prishtina prezanton trajnerin e ri

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 15:30 | Nga Liridon Zejnullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Skuadra kampione e Kosovës në basketboll Sigal Prishtina ka angazhuar në detyrë  ish trajnerin e Bashkimit Petar Mijoviq, i cili do ta drejtojë skuadrën nga kryeqyteti edicionin e ardhshëm.

Në konferencën për media drejtori i Sigal Prishtinës, Luan Maloku, ka thënë se klubi dhe bordi kanë vendosur që për edicionin e ri klubin e basketbollit Sigal Prishtina do ta udhëheqë Petar Mijoviç.

“Kisha dashtë me prezantuar trajnerin tonë Petar Mijoviqin tashmë e dini që ka qenë trajner i Bashkimit sezonin e kaluar, edhe klubi, bordi kanë vendos që ky do të jetë trajneri jonë i këtij sezoni”, ka thënë ai.

Po ashtu, Maloku shtoi se klubi do të angazhohet që të transferojë lojtar sa më cilësor, si dhe synim i klubit janë lojtarët vendorë.

Ndërsa, Petar Mijoviq u shpreh se synim i tij është që nën drejtimin e Sigal Prishtinës të bëhet kampion.

“Për mua ky është një hap i madh në karrierën time, të gjithë e dinë se Prishtina është klubi më i madh në Kosovë, dy herë radhazi është fitues i Ligës ballkanike. Synim im në këtë sezon është që sërish të fitojmë Ligen e Kosovës si dhe synimi im kryesor është që të kalojmë rundin tjetër te FIBA, EuropeCUP”, theksoi Mijoviq.

Të ngjashme