Sigal Prishtina rikthen Trajkovskin

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 14:14 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi Sigal Prishtina pas dy vitesh rikthen në ekip reprezentuesin maqedonas Bojan Trajkovskin.

Sigal Prishtina po vazhdon të përforcojë ekipin me lojtarë të huaj dhe sipas drejtuesve të klubit, pritet këto ditë që të prezantojë edhe lojtarë tjerë vendorë.

Rikthimin e tij në Sigal Prishtina basketbollisti Bojan Traikovski nuk e ka parë si të vështirë, sepse e ka  njohur ambientin dhe ka pasur kontakte me ekipin.

“Nuk e kam pasur të vështirë të rikthehem, sepse e njoh ambientin, i njoh njerëzit me të cilët kam kontaktuar. Me Luanin lehtë e kemi arritur marrëveshjen një vjeçare, dhe kemi për të punuar për të arritur rezultatet që i kemi pasur. Ndër prioritetet që i synojë që ti arrijë në Sigal Prishtina do të jetë kalimi i fazës së grupeve në FIBA Europe Cup”, ka thënë ai.

Trajkovski edicionin e kaluar është aktivizuar me KK Kumanovën, dhe është shpallur nënkampion i Maqedonisë. Basketbollisti Trajokvski ka qenë koshashënuesi i dytë më i mirë në Maqedoni me 19.3 pikë për ndeshje, si dhe 8.4 kërcime për ndeshje.

bojan trajkovski

Të ngjashme