“Sigal Prishtina” synon fitore ndaj Apoel Nicosia

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 12:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi i Basketbollit “Sigal Prishtina”, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Apoel Nicosia nga Qipro, në kuadër të  “Fiba Europe Cup”, raporton EkonomiaOnline.

Trajneri Bujar Loci, tha se janë të përgatitur mirë për këtë takim, ndërsa shtoi se ekipi kundërshtar është mjaftë cilësor dhe se në radhët e veta ka shumë basketbollistë amerikanë.

Kërkoi koncetrim maksimal nga djelmoshat e tij.

“Sonte na pret një lojë mjaft rëndësishme. Sigal Proshtina ka pas një sukses shumë të madh vitin e kaluar dhe sonte do të tregojmë një lojë sa më cilësore. Ekipi kundërshtar në radhët e veta ka 6/7 lojtarë amerikanë dhe ata kanë një basketboll qe kanë më shumë pritje ni fizike se sa taktike , por me një koncentrim të madh do të arrijmë. Ne jemi komplet të përgatitur që të japim maksimumin në këtë ndeshje”, tha ai.

Basketbollisti Dardan Berisha tha se synimi i tyre është ta kalojmë grupin edhe pse nuk e kanë kualitetin e vitit të kaluar.

“Synimi ynë i parë është ta kalojmë grupin sepse kemi ekipe shumë të forta, por edhe ekipi ynë nuk është sikur i vitit të kaluar. Por kemi edhe përkrahjen e tifozëve të cilët janë zgjedhur më të mirë dhe kemi me dalë në parket me e dhanë 100%”, tha ai.

Dardan Berisha i ftoi edhe të gjithë tifozët për përkrahje.

Takimi fillon në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Të ngjashme