Sigurisht se jo Messi në PSG? Neymari thotë se diçka e madhe do të ndodhë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:09 | Nga

Diçka e madhe mes Neymarit dhe ish shokut të skuadrës te Barcelona, Lionel Messit, pritet të ndodhë.
26 vjeçari brazilian, Neymar, ka zgjuar kureshtjen e gjithë botës me një postim për Lionel Messin në rrjetet sociale, në “Instagram”.

Së bashku me foton e postuar, Neymari ka shkruar: “Kur unë dhe shoku im, Leo Messi, bëhemi bashkë, gjëra të mira ndodhin! Do t’ju tregojë më shumë shpejt, rrini gati”.

Neymari dhe Messi luajtën së bashku te Barcelona për katër sezone, para se braziliani t’i befasojë të gjithë – duke u transferuar te Paris Saint Germaini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme