Silva buzë rikthimit në Serie A

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Duket se Thiago Silva e ka të shkruar të rikthehet në Serie A, por jo të ish-klubi i vet i dashur, Milani, por te Fiorentina e Frack Ribery.

Fiorentina e Commissos dëshiron të jetë protagoniste në tregun transferimeve të verës me emra të rëndësishëm.

Drejtuesit duan një ekip me talente të ndërthurur me lojtarë me eksperiencë si Ribery dhe i dyti në listë pritet të jetë Thiago Silva.

Shtypi italian shkruan se klubi vjollcë ka marrë pëlqimin nga mbrojtësi brazilian për t’u transferuar pas përfundimit të finales së Champions League.

Marrëveshja mes palëve është pranë për një kontratë 2-vjeçare ku mbrojtësi do të përfitojë 4 milionë euro në vit.

Të ngjashme