Silva drejt Premier Leagues

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi brazilian i PSG-së, Thiago Silva, mund të transferohet në Premier League. Silva do të jetë futbollist i lirë gjatë verës.

Me përfundimin e kontratës së Silvas, shumë skuadra kanë shprehur interesim për lojtarin.

Sipas “The Sun” skuadrat si Arsenal, Everton dhe Tottenham Hotspur e duan transferimin e lojtarit. Tri ekipet anglezë raportohet se tanimë kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e brazilianit që kërkon kontratë dy-vjeçare.

Për mbrojtësin 35-vjeçar interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e tij, Milani.

Të ngjashme