Silva mund të rikthehet te Milani

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi brazilian Thiago Silva ka lënë të hapur mundësinë të kthehet te Milani nëse nuk e vazhdon kontratën me Paris Saint-Germainin.

Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i Silvas, Paulo Tonietto për “Tuttomercatoweb”.

“Për momentin jemi duke biseduar për rinovim të kontratës me PSG-në. Thiago do të pëlqente të vazhdonte me Parisin, por ai nuk refuzon mundësitë tjera. Gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mirë me Milanin. Nëse ai nuk e rinovon kontratën me PSG-në atëherë çdo gjë është e mundur”, ka thënë Tonietto.

Silva 35-vjeçar te Parisi u transferua nga Milani në verën e vitit 2012 për 42 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme