Silva tregon datën e largimit nga Man City

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 10:28 | Nga

E ardhmja e David Silvas do të jetë larg nga Premierliga.

David Silva ka pranuar se mund të largohet nga Man City, pas vitit 2020.

Mesfushori spanjoll ka bërë të ditur se planifikon një sfidë të re, duke u larguar nga “Citizens”, pas skadimit të kontratës.

“Nuk e di, por nuk do të luajë për  një tjetër ekip nga Anglia. Dua një sfidë të re pas vitit 2020”, u shpreh Silva, përcjell “lajmi.net”.

Silva është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra e menaxherit, Pep Guardiola.

Të ngjashme