Simeone i përgjigjet Chelseat për Oblakun

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Diego Simeone ka thënë se nuk është i befasuar me lajmet që e lidhin Jan Oblakun me një kalim te Chelsea në këtë verë.

Trajneri argjentinas ka deklaruar se në çdo afat kalimtar, portieri slloven lidhet me një kalim te ndonjë skuadër evropiane.

“Kjo gjë nuk më befason mua. Çdo vit lojtarët e tonë më të mirë lidhen me një kalim te një skuadër evropiane. Është normale që skuadrat i duan më të mirët – dhe ne kemi shumë. Disa nga ta janë larguar dhe disa kanë mbetur”.

“Është logjike që e duan Oblakun. Ai është kapiteni ynë dhe një lojtar shumë i rëndësishëm. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne për shumë vite”, ka shtuar më tej ai.

Chelsea thuhet se është e gatshme që të paguajë 30 milionë euro plus shërbimet e Kepa Arrizabalagas për të transferuar Oblakun.

Të ngjashme