Simeone: Interi nuk është në krizë

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 16:20 | Nga

Giovanni Simeone nuk mendon se Interi është duke kaluar në momente të krizës.

Sulmuesi i Fiorentinës do të përballet me Nerazzurët këtë fundjavë në ndeshjen e fundit para pushimeve dimërore.

“Nuk mendoj se ata jan ënë një moment të vështirë. Interi është ekpip shumë i fortë dhe ka sulmues të mirë si Icardi. Nuk mund ta vini në dyshim një ekip si INteri”.

“Ne duhet t’i respektojmë, ata janë lart në tabelë dhe vijnë këtu për tri pikët, por ne jemi gati të përballemi dhe luajmë për fitore”.

“Më mungon një gol ndaj Nerazzurëve. Unë kam shënuar ndaj shumicës së ekipeve të mëdha, përpos ndaj Interit”, u shpreh Simeone.

Babai i tij Diego Simeone luajti për Interin dhe mediat italiane e kanë pyetur të birin e teknikut të Atleticos nëse do të vijë koha kur ai të kthehet në Meazza.

“Mendoj se ajo kohë do të vijë .Ai është për momentin i lumtur te Atletico, por një ditë do të vij te Interi”, përfundoi Giovanni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme