Simeone kërkon të birin për sulmin e Atleticos

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 08:29 | Nga

Trajneri argjentinas, Diego Simeone është gati të startojë sezonin e tij të nëntë në drejtim të Atleticos së Madridit, ndërsa edhe këtë herë ka synim për të triumfuar në gara madhore.

Kështu, pasi bindi Antoinne Griezmannin për të qëndruar në Madrid, trajneri argjentinas arriti të përforcojë skuadrën me elementë si Thomas Lemar dhe Gelson Martins.

Tashëm Simeone po punon për të sjellë në kryeqytetin spanjoll një sulmues pykë, që të rivalizojë me Diego Costën në majë të sulmit të skuadrës dhe emrin e lojtarit e ka brenda familjes, shkruan tch.

Së fundi Atletico Madrid i ka bërë një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh Fiorentinës, për të transferuar në Spanjë, Giovanni Simeonen, djalin e trajnerit të spanjollëve.

Skuadra italiane ka refuzuar ofertën e parë të spanjollëve, duke e cilësuar Simeonen si të pashitshëm, por mediat raportojnë se palët mund të mbyllin transferimin për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme