Simeone në historinë e Atletico Madridit, pas fitores kundër Bilbaos

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Diego Simeone shkruan emrin e tij me germa të arta në historinë e Atletico Madrid.

Fitorja 2-1 me përmbysje ndaj Athletic Bilbaos ishte vërtet speciale për teknikun argjentinas, kjo jo vetëm për faktin se falë këtij suksesi Los Colchoneros e thelluan në +6 avantazhin nga Barcelona ndjekëse në renditjen e La Ligas dhe në +8 nga Reali, por edhe sepse falë këtij suksesi Simeone u bë trajneri që ka fituar më shumë ndeshje në historinë e Aletico Madrid.

“El Cholo” qëndron në stolin e Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011 dhe ndaj skuadrës baske regjistroi fitoren numër 309 si trajner i “Colchoneros”, shifër që nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër.

Simeone kaloi legjendën Luis Aragones i cili është ndarë nga jeta ndërkohë që numëronte 308 fitore si trajner i Atleticos. El Cholo  pritet ta përmirësojë edhe më shumë rekordin e tij, ndërkohë që nuk ka munguar as urimi i klubit për këtë arritje fantastike.

Përballë Bilbaos, Atletico Madrid mori tre pikë shumë të rëndësishme të cilat mund të konsiderohen jetike në luftën për titull, pasi në rast të një rezultati negativ distanca me Barcelonën do të ishte shkurtuar shumë.

Simeone kërkon titullin e tij të dytë në krye të Los Colchoneros pas atij të arritur në 2014-ën pikërisht në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Barcelonës.

Të ngjashme