Simeone: Oblak portieri më i mirë në botë

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Trajneri argjentinas i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se portieri slloven Jan Oblak është më i miri në botë.

Ai ka thënë se Oblaku vendos ndeshjet në favor të Atleticos, siç vendos Lionel Messi ndeshjet për Barcelonën.

“Nuk kam dyshim se kemi portierin më të mirë në botë. Si Lionel Messi që vendos ndeshjen në aspektin ofensiv, Oblak e vendos atë në anën defensive”, ka thënë Simeone, njoftojnë mediumet e huaja, transmeton Koha.net.

Atletico fitoi të mërkurën mbrëma ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në udhëtim ndaj Liverpoolit pas lojës shtesë me rezultatin 3:2.

Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar 1:0 në favor të Atleticos, ndërsa ndeshja e të mërkurës në Anfield pas kohës së rregullt përfundoi 1:0 për Liverpoolin. Kështu që çerekfinalisti u përcaktua në shtesa.

Të ngjashme