Simeone: Po të doja të largohem nga Atletico kam patur 35 milionë arsye

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 16:24 | Nga

Në shtator të vitit të kaluar Simeone ridefinoi kontratën e tij me Atleticon e cila zgjaste deri në vitin 2020, ndërsa tani vlen deri në verën e vitit 2018.

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, i cili që nga ardhja e tij në pankinën e këtij klubi në vitin 2011 ringjalli atë, kohën e fundit lidhet me kalimin në Inter ose Chelsea, si dhe në Arsenal.

Argjentinasi temperament edhe njëherë për mediat spanjolle përgënjeshtroi këto informacione, duke thënë se nëse do të dëshironte të largohet ka patur për atë 35 milionë arsye.

“Po të doja të shkoja në ndonjë klub tjetër, kam patur 35 milionë arsye për atë. Por, në fund nuk kam shkuar, sepse nuk kam dashur, por edhe më tej nuk dua. Edhe më tej ndiej lidhje të fuqishme me identitetin e klubit dhe me ata që punoj këtu në baza të përditshme. Kam lidhje të madhe me ekipin dhe ndiej se në mënyrë shtesë mund ta freskojmë”, tha Simeone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme