Simeone: S’ka strategji për ta ndalë Messin, është e pamundur

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 15:39 | Nga

Barcelona dhe Atletico Madridi do të përballen të dielën në “Camp Nou” në kuadër të xhiros së 27 në La Liga.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme në garën për titull, pasi edhe mund të rihapet, por edhe mund të mbyllet pothuajse gjithçka, për faktin se diferenca mes tyre është pesë pikë.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e di qartë se rreziku kryesor të dielën në Camp Nou do t’i vijë nga Lionel Messi, por nuk di se si ta ndalë pesë herë më të mirin në botë.

“Barcelona është në formë shumë të mirë këtë edicion, do të jetë ndeshje që do të vendoset nga detaje të vogla, si gjithmonë ndaj tyre”, u shpreh Simeone.

“Si do të luajmë kundër Messit? Ai është në një moment fantastik, nuk ekziston asnjë strategji për ta ndalë, për ta kontrolluar, kjo është e pamundur”, shtoi ai.

“La Liga është e pamundur, por ne duhet të angazhohemi për ta bërë të mundur. Në 14 vitet e fundit, La Liga është fituar më shumë nga Real Madrid dhe Barcelona (Atletico triumfoi më 2014)”.

“Barcelona po kalon një sezon fantastik, duken skuadër krejtësisht tjetër dhe e fortë pa Neymarin, pasi po luajnë me formacionin 4-4-2 që i sjellë ekuilibër skuadrës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme