Simeones i pëlqeu Dortmundi i “bukur” që poshtëroi ekipin e tij

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Diego Simeone ka pranuar se Borussia Dortmundi ishte e bukur për ta shikuar, por i pëlqeu fakti se humbja 4 me 0 nga gjermanët erdhi herët në sezonin e Atletico Madridit.

Golat e Raphael Guerreiros, Axel Witselit dhe Jadon Sanchos dhe tri asistimet e Achraf Hakimit e mposhtën ekipin spanjoll që tani është tre pikë prapa Dortmundit në grupin A të Ligës së Kampionëve.

“Urime kundërshtarëve tanë për fuqinë, kundërsulmet dhe aftësinë për të shfrytëzuar gabimet tona”, ka thënë Simeone.

“Menaxhuam lojën në pjesën e parë, por realizuam autogol. Pjesën e dytë e filluam mirë, por prapë realizuan gol. Goditëm shtyllën dy herë dhe erdhi goli i tretë i tyre… Kur je i saktë ashtu siç ishte Dortmundi, mund të jemi edhe ne”, ka shtuar ai.

“Më pëlqeu loja e tyre. Ishin praktik, dinamik dhe e kuptuan që posedimi i topit të shpie në sulm, jo vetëm ta mbash kot”, ka shtuar argjentinasi që shpreson se Dortmundi do të vazhdojë me lojë të bukur.

“Shpresoj të vazhdojnë me këtë lojë sepse janë të bukur për t’u shikuar. Rezultati është aq i thellë sa nuk ia vlen të komentohet më shumë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme