Simone Inzaghi, trajner i ri i Interit

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Interi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Simone Inzaghin, i cili vjen si trajner i ekipit në vend të Antonio Contes së larguar.

Nerazzurrët nuk kanë qëndruar duarkryq dhe shpejt kanë zëvendësuar Conten e larguar me një trajner të ri.

Bëhet fjalë për trajnerin tjetër të ri italian, Simone Inzaghi, i cili njihet për kohën e tij të mirë te Lazio.

Është vet klubi i Interit që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Inzaghin me anë të rrjeteve sociale.

“FC Internazionale Milano dëshiron të mirëpresë Simone Inzaghin në klub, si trajneri ynë i ri i ekipit të parë”.

“Menaxheri italian ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Nerazzurrët”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme