Simone Zaza kthehet në La Ligë

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Simone Zaza kërkohet përsëri në futbollin spanjoll.

Simone Zaza mund të provojë sërish një aventurë në La liga.

Sulmuesi i Torinos nuk i ka përmbushur pritshmëritë në këtë sezon ndaj dhe drejtuesit e klubit “Granata” mendojë që ta shesin gjatë merkatos së janarit.

Përveç klubeve në Serinë A, si Sassuolo apo Sampdoria, për ish-sulmuesin e Juventusit ka shprehur interes edhe Villarreali.

Spanjollët kanë përgatitur një ofertë për të e nëse transferimi realizohet, për Zazën do të bëhej fjalë për një rikthim në La Liga, pasi në sezonin 2017-2018 ai luajti me fanellën e Valencias.

Të ngjashme