Simulimi i shëmtuar i Immobiles: Bije në toke, por ngritet pas vetëm disa sekondash në golin e Barellas

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Ciro Immobile është aktualisht simuluesi më i madh në Euro 2020, duke u bazuar në atë çfarë kanë kapur kamerat.

Italia e eliminoi të premten mbrëma Belgjikën nga Kampionati Evropian, pasi e mposhti 2-1 në çerekfinale.

Goli i parë për Azzurët u shënua nga Nicolo Barella në minutën e 31-të nga një asistim i Marco Verratti.

Por, fillimi Ciro Immobile tentoi të shënonte, mirëpo ishte në një duel me Jan Vertonghen.

Sulmuesi italian filloi të simulonte, duke tentuar të nxirrte penallti, mirëpo mesfushori i Interit shënoi nga loja e hapur.

Kur pa që topi u fut në rrjetë nga Brella, Immobile u ngrit në këmbë duke shikuar nga gjyqtarët, për të festuar më pas me bashkëlojtarët.

Golin tjetër për Italinë e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 44-të, e për belgët rezultatin e ngushti Romelu Lukaku (45+2’) nga penalltia.

Të ngjashme