Sinisha Mihajlloviq ndërpret karrierën, dyshohet se vuan nga kanceri

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Ish futbollisti dhe trajneri serb Sinisha Mihajlloviq do ta ndërpresë karrierën pasi mjekët dyshojnë se vuan nga kanceri.

Gazeta italiane Corriere Della Sera ka njoftuar se ish lojtari i Crvena Zvezdës, Sampdorisë, Romës, Lacios dhe Interit, pastaj trajneri i Bolonjës, Catanias, Fiorentinës, Sampdorisë, Fiorentinës, Milanit dhe Torinos, është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe se trajtimi intensiv duhet të fillojë menjëherë.

50 vjeçari ishte bërë kampion i Italisë me Lacion në vitin 2000, ekip me të cilin i kishte fituar dy Kupa dhe Superkupa të Italisë, si dhe një Kupë të Fituesve të Kupave dhe Superkupën e UEFA-s. Kampion i Italisë ishte bërë edhe si lojtar i Interit.

Të ngjashme