Sipas Eto’o, Mbappe do të jetë pasardhësi i Messit

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Kur Messi të mos jetë më, as Ronaldo – Mbappe do të dominojë në botën e futbollist sipas Samuel Eto’o.

Ai beson se Kylian Mbappe do të jetë mbreti n të ardhmen, pasi Messi së shpejti mbush 33 vjet, kurse Cristiano Ronaldo po shkon nëpër 36.

“Lojtari më i mirë aktualisht?  Do të shkoj me Lionel Messin, i cili është më me eksperiencë dhe Kylian Mbappe, i cili është i ri dhe po bën punë të madhe”, tha Eto’o në Instagram live me Generation Amazing.

“Mendoj se ai do të jetë shefi në botë, ylli për shumë vite në të ardhmen”.

Eto’o, që është pensionuar në shtator të vitit të kaluar, tregoi edhe sulmuesin më të mirë të të gjitha kohëve sipas tij.

“Më i miri i të gjitha kohëve ishte Ronaldo, Fenomeni”. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme