Sissoko dëshiron të transferohet në Real Madrid

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 15:03 | Nga

Mesfushori i Newcastle, Moussa Sissoko dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Moussa Sissoko shpreson të transferohet në Real Madrid pas konfirmimit të dëshirës për largim nga Newcastle.

Mesfushori francez i cili shkëlqeu me paraqitjet e tij në “Euro 2016”, nuk dëshiron ta kalojë edicionin e ardhshëm në Championship.

Newcastle ende nuk ka marrë ndonjë ofertë të pëlqyeshme për 26-vjeçarin.

Por, Sissoko ka bërë publike dëshirën e tij për transferim në Real Madrid.

“Shpresoj që Real Madrid të interesohet për mua, jam në pritje”, deklaroi Sissoko për “Bbc World Service”.

“Nëse Real Madrid është i interesuar për ju, patjetër se jeni të lumtur, por tani për tani jam ende futbollist i Newcastle”, u shpreh ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme