Siya Kolisi, lojtari që bëri histori në ragbin jug-afrikan

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Nuk ishte shumë kohë më parë në Afrikë të Jugut, kur njerëzit si Siya Kolisi nuk ishte parashikuar të bëheshin kapiten të skuadrës aq të adhuruar të ragbit në këtë vend.

Edhe një karrierë si sportist profesionist dukej ëndërr e largët për një djalë të ri të rritur në Zwide, Port Elizabeth.

“Gjërat që mund të ëndërroja në fëmijëri ishte të bëhesha taksist apo të rrezikoja e të bëja gjëra që nuk më ishin parashikuar t’i bëja”, thotë ragbisti Kolisi. “Kur isha fëmijë kurrë nuk ëndërroja të bëhesha kapiten i përfaqësueses së Afrikës së Jugut në ragbi”.

Për shumë jugafrikanë, Kolisi paraqet ëndrrën e pamundur – nga një i lindur në varfëri të skajshme gjatë viteve të fundit të aparteidit e deri tek arritja për t’u bërë kapiteni i parë zezak i Afrikës së Jugut në ragbi..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme