S’ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen Kroaci-Brazil

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar 90 minutat e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Brazilit.

Rezultati pas kohës së rregullt mbeti i pandryshuar, 0:0, shkruan Gazeta Express.

Brazili pati dominimin sidomos në pjesën e dytë, por mbrojtja kroate e sidomos portieri Livakovic ishin në krye të detyrës.

Do të jenë tani edhe 30 minuta të tjerë për të vendosur ekipin e parë gjysmëfinalist.

Nëse edhe këto nuk mjaftojnë, penalltitë do të jenë përcaktuese në fund.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e duelit tjetër Holandë-Argjentinë që zhvillohet sonte nga ora 20:00

Të ngjashme