S’ka gola pas 45 minutave në Gjilan e Skenderaj

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Janë mbyllur pjesët e para në Gjilan dhe Skenderaj të vlefshme për xhiron 28 në Ipko Superligë.

Gjilani, që po lufton për t’iu shmangur sa më parë zonës së barazhit, është nikoqire e Prishtinës që synon titullin, derisa dy skuadra me pretendime të tilla po ndeshen edhe në Skenderaj. Drenica po përballet me Llapin që po kalon një super-formë sidomos pas ardhjes së Tahir Batatinës.

Tashmë janë mbyllur edhe pjesët e para në këto dy takime në të cilat nuk ka pasur gola.

Si në Gjilan, ashtu edhe në Skenderaj, ekipet kishin rastet e veta, por nuk e dërguan asnjëherë topin në portë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme