S’ka harmoni te Reali, Bale dhe James u larguan nga Bernabeu 10 minuta para përfundimit të ndeshjes ndaj Betisit

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka barazuar pa gola (0-0) në shtëpi ndaj Real Betisit në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në La Liga.

Zinedine Zidane ishte pa të dy yjet, Gareth Bale dhe James Rodriguez për ndeshjen e barazuar të shtunën mbrëma ndaj Real Betisit.

Megjithatë, dyshja sulmuese kanë shkaktuar polemika të mëtejshme duke lënë shkallët e Santiago Bernabeut përpara se të përfundonte ndeshja.

Ndërsa Los Blancos ‘luftonin’ për të gjetur një gol të vonshëm të fitores, Bale dhe James u larguan më shumë se 10 minuta lojë para përfundimit të ndeshjes.

Të dy lojtarët ishin në stadium për të parë ndeshjen, megjithëse nuk ekziston një përcaktim specifik që ata duhet të jenë të pranishëm deri në bilbilin përfundimtar.

Bale e la edhe ndeshjen e parafundit në shtëpi më herët dhe kjo situatë duke se do të sjell probleme. 

Të ngjashme