S’ka raste të reja me Coronavirus te Napoli

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Napoli është zgjuar me një lajm të mirë paraditen e sotme, pasi të gjithë tamponët e kryer nga lojtarët e stafi teknik kanë rezultuar negativë.

Në kampin e klubit napolitan pati një alarm, pasi Koulibaly e Ghoulam rezultuan pozitivë para nisjes për në Gjenovë dhe frika ishte se mos të tjerë lojtarë mund të ishin prekur.

Megjithatë përveç dy mbrojtësve dhe spanjollit Fabian Ruiz, që është lënë pushim nga Gattuso, pjesa tjetër e skuadrës do të jenë në dispozicion të trajnerit, pasi rezultatet e tamponëve ishin negativë.

Genoa është skuadra e momentit në kampionatin italian, pasi ka marrë 10 pikë në 4 javët e fundit nën drejtimin e trajnerit Ballardini, megjithatë Napoli do të kërkojë suksesin e radhës, për të mos mbetur larg zonës Champions të renditjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme