Skandal në Rio, kampionët olimpikë gënjyen për grabitjen

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 21:43 | Nga

Një tjetër skandal në Rio, mund të konsiderohet lajmi i publikuar sot në disa media ndërkombëtare. Kampioni amerikan i notit në Lojërat Olimpike,  Rajan Lokte e ka trilluar të gjithë historinë se ishte grabitur me armë në një karburant në Rio. Portali brazilian “O Globo” ka përgënjeshtruar gjithçka.

Sipas portalit në fjalë, pronari i lokalit të karburantit ka thënë se sportistët kanë ardhur aty, e pasi kanë urinuar e bërë disa prapësira të tjera, kanë ikur. Ai tha se Lotke, Xhek Konger, Gunar Bentz dhe Xhimi Feigen ishin zënë me rojen e pikës së karburantit në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi kishin thyer derën e tualetit. Menaxheri i pikës u kishte kërkuar të paguanin për dëmin dhe ata i kishin dhënë një shumë të paspecifikuar.

Lokte, pak ditë më parë kishte thënë se gjatë një zënke në një karburant në Rio, disa persona të veshur me policë i kishin vënë pistoletën në kokë. Madje, policia kishte nisur edhe hetim për rastin, derisa zbuluan se e gjitha ka qenë trillim i kampionit të shumëfishtë të notit. Autoritetet e “Rio 2016” kanë vendosur ta marrin me “sportivitet” gënjeshtrën e Loktes, duke thënë se ai dhe shokët e tij thjesht kanë bërë më tepër qejf, duke i toleruar sportistët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme