Skandali i radhës nga serbët, në ndeshjen e Ligës së Evropës me parulla kundër Kosovës

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kosova është shtet i pavarur që 13 vite, por ka 22 vite që është shkëputur njëherë e përgjithmonë nga okupatori serb.

Megjithatë këtë realitet nuk e pranojnë asnjëherë serbët që gjithmonë tentojnë të prodhojnë skandale të ndryshme kundër Kosovës.

Një i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Evropës mes Crvena Zvezdës dhe gjigantit italian Milan.

Edhe pse tifozët në stadium nuk ishin të pranishëm, drejtuesit e klubit serb kanë lejuar parulla kundër Kosovës.

Një i tillë ishte i vendosur në qendër të tribunës ballore, ku shkruhej “Mbështetni popullin serb në Kosovë dhe metohi”.

Kjo parullë është kundër rregullave të UEFA-s, me shtëpinë më të madhe të futbollit evropian që duhet ta dënojë rëndë Crvena Zvezdën për këtë parullë.

Mbetet të shihet nëse shtëpia më e madhe evroiane e futbollit do të dënojë këtë klub serb pasi kjo është gjuhë e urrejtjes.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Crvena Zvezdë dhe Milanit përfundoi në barazim 2-2 dhe klubit serb i kanë mbetur edhe 90 minuta në garat evropiane, pasi Milani pritet ta eliminojë në ndeshjen e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme